BallinaAktualitetVideo/Shkeli karantinën për të vajtur në Farmaci, e kapi Policia, familjarët denoncojnë...

Video/Shkeli karantinën për të vajtur në Farmaci, e kapi Policia, familjarët denoncojnë dhunën e “Shqiponjave”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e ish frigoriferit, ku disa efektivë policie kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari, vetëm se ky i fundit kishte dalë jashtë për të blerë ilaçe.

Tre anëtarët e familjes Rexha në Tiranë denoncojnë dhunën që sipas tyre efektivët e Policisë, të rendit dhe Shqiponjave, kanë ushtruar fillimisht ndaj kryefamiljarit Artur Rexha mbrëmjen e sotme dhe vetë atyre.

Bëhet fjalë për shtetasin Artur Rexha, i cili është ndjekur nga policia deri në banesën e tij, ku e kanë dhunuar barbarisht dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat.

Familjarët denoncojnë se ata janë kërcënuar nga efektivët me shkopa gome dhe spitoletë. siç dëgjohet edhe në video, njëri nga efektivët iu drejtohet familjarëve “djali yt do të vdesë”, ndërkohë që e gjitha kjo ka ndodhur në sy të një fëmije të mitur.

Në një prononcim për Shijak TV, ata janë shprehur se Artur Rexha kishte dalë për të shkuar në Farmaci për të blerë ilaçe, edhe pse orari i lëvizjes ishte i ndaluar, dhe aty është pikasur nga një patrullë policie që e ka ndjekur derisa e ka përplasur me makinë.

Kryefamiljari Artur Rexha i plagosur iu ka shpëtuar efektivëve të patrullës dhe ka shkuar në shtëpi, por pak minuta më pas aty ka mbërritur patrulla e parë dhe njësitë Shqiponja, të cilët e kanë shkoqëruar menjëherë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji.

Familjarët thonë se Shqiponjat kanë dhunuar kryefamiljarin Rexha, bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, një prej të cilëve i mitur vetëm 14 vjeç. Në videon e mëposhtme familjarët tregojnë momentet e dhunës policore, ndërkohë që nga ana e bluve të kryeqytetit pritet një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Shijak TV

Video:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular