BallinaAktualitet12-vjeçarja në respirator pasi rezultoi me koronavirus, nuk kishte probleme të mëparshme...

12-vjeçarja në respirator pasi rezultoi me koronavirus, nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore

Një vajzë 12-vjeçare pa probleme të mëparshme shëndetësore po lufton për jetën pasi rezultoi e infektuar me koronavirus.

Vajza e quajtur Emma po kurohet në spitalin e Atlanta-s në SHBA, pasi u diagnostikua me pneumoni në 15 mars.

Kushëriri i Emma-s tha për CNN se familja nuk e ka idenë se si vajza e saj mund të ketë rënë në kontakt me virusin vdekjeprurrës, se ajo nuk ka patur asnjë komplikacion shëndetësor të mëparshëm dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit.

Ai tha se Emma rezultoi pozitive me koronavirus të premten në mbrëmje. Ndërsa të shtunën ajo u transportua në spital, ku po suportohet me ventilatorë, dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Kushëriri i saj tha se nëna e Emma-s pranoi që ai ta rrëfejë historinë në media, për të treguar se sa i rrezikshëm mund të jetë koronavirusi te të gjtha moshat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular