BallinaOP EDGjithe bota jemi Nje! Shqipëri, vendi i bekuar, por sa të çuditshëm...

Gjithe bota jemi Nje! Shqipëri, vendi i bekuar, por sa të çuditshëm jemi ne shqiptarët!

Nga Silvana Begaj

Gjithe bota jemi Nje! Shqipëri, vendi i bekuar, por sa të çuditshëm jemi ne shqiptarët!

Kemi një vend përrallor të vogël dhe e duam, e ndjejme sa herë valëvitet flamuri kuq e zi, e sa herë që thuhet emri Shqipëri. Jemi njëherësh sanguinë dhe atdhetarë. Në shekuj kemi ngjallur kërshëri nga të huajt për vlerat që kemi. Kudo e themi me krenari që vimë nga një vend i tillë si Shqipëria. Ndër shekuj në luftë e e megjithatë nuk sulmoi kurrë, gjithmonë e sulmuar dhe akoma quhet Shqipëri.

Themi nuk jetohet këtu dhe ikim nga politikat e gabuara, por kur ikim e mbajmë kokën mbrapa duke menduar pse duhet të shkatërrohet Shqipëria nga duart e shqiptarëve kur nuk e shkatërruan dot armiqtë pushtues. Është e vështirë të luftosh kur nuk identifikon dot armiqtë sepse historia na ka treguar që armiqtë janë gjithmonë të huaj.

Në punë pimë kafe sepse na mungon mjedisi motivues i punës dhe në kafe bisedojmë për punë sepse mendojmë se ndoshta mund të na jepet një mundësi që me zotësi nuk fitohet. Punë miqsh! Kultura që kemi mbjell prej vitesh dhe e mbajmë me thonj akoma sot.

Në shtëpi mblidhemi vetëm për të dalë përsëri sepse jeta është kaq aktive sa koha fluturon. Është vendi ynë, shokët e shoqet janë aty që na presin për t’u takuar…jemi popull edhe me kulturë kolektive… Tipike kjo për vendet e varfëra. Mos na vini faj.

Po tani? Tani që janë me kokën në dritare? Tani që nuk del dot?

Tani që vendi është bosh… Na mungon puna, po na plas shpirti për pak kafe dhe muhabet. Vend që po ngelet bosh nga ikjet masive të përditshme, sot ka ngeluar bosh edhe nga banorët…

Ky virus na ndau nga rutina jonë aq e dashur. Tani duam vetëm që njerëzit tanë të jenë mirë dhe ky virus me emër birre të zhduket sa më parë.

Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë e bekuar nga zoti dhe e shkatërruar nga ne. Edhe para këtij virusi edhe sot me këtë virus.

Sot që gjithë bota është e frikësuar dhe në zi nga numri i madh i viktimave; ndjej keqardhje dhe dhimbje. Dhe nuk ndaj dot dhimbjen dhe dashurinë për shqiptarët nga dhimbjen dhe dashurinë për të huajt. Ne jemi të gjithë njerëz të zotit.

Sot ne nuk kemi nevojë as për polici, as për ushtri, as për propagandë. Kemi thjesht nevojë për përgjegjësi sociale. Jeta është e shenjtë. Një herë ke mundësi ta jetosh.

Mos dil! Dhe pas një nate të errët përsëri do dal dielli se nuk ka asnjë forcë aq të fuqishme sa të zgjas përgjithmonë.

Mbaj maskat! Laj duart! Shmang takimet grup dhe ndiq rregullat!

SILVANA BEGAJ

#shperndaje
#share

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular