BallinaAktualitet“Rrezik real për Covid 19”, Basha: Të mbyllen call center, është e...

“Rrezik real për Covid 19”, Basha: Të mbyllen call center, është e pamundur të ruajnë distancimin social

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në disa dalje publike gjatë këtyre ditëve, krahas planit ekonomik për përballimin e situatës me koronavirus, ka apeluar fort për mbylljen e aktiviteteve ku ka intensitet dhe nuk mund të respektohen kërkesat e distancimit social. Fjala është kryesisht për Call Center dhe fasoneritë, të cilat kanë numër të madh punëtorësh të përqëndruar në ambiente të përbashkëta.

“Përseris thirrjen për ato biznese ku ka intensitet, siç janë call center, fasoneritë, nuk mund të garantojnë ata distancimin social. Është e pamundur ta garantojnë distancimin social.  Është e disata herë që e kërkoj, jo vetëm në emrin tim, as në emër të departamenteteve tona, por në emër të tyre që kam qenë në kontakt gjithë kohën. Të mbyllen”, – u shpreh Basha gjatë një bisede në Zonë e lirë, apel të cilin e ka përsëritur edhe në dalje të tjera publike. Sipas Bashës Call Center dhe fasonë janë rrezik real për përhapjen e virusit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular