BallinaAktualitetZyrtare/Shënohet viktima e 3 nga koronavirusi në Shqipëri (detajet)

Zyrtare/Shënohet viktima e 3 nga koronavirusi në Shqipëri (detajet)

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 71-vjeçar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Sëndetësisë:

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

 

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular