BallinaAktualitet51-vjeçari me koronavirus pronar hoteli, nuk tregoi që kishte udhëtuar në Itali

51-vjeçari me koronavirus pronar hoteli, nuk tregoi që kishte udhëtuar në Itali

Detaje të tjera bëhen të ditura lidhur me rastin e ri të identifikuar në Durrës një ditë më parë. Edhe pse 51-vjeçari kishte 15 ditë që ishte kthyer nga Italia, pasi udhëtonte shpesh për shkak të biznesve që ushtron, nuk ia kishte trrgusr këtë fskt mjekëve.

Sipas A2, ai është pronar i një hoteli në Qerret, ndërsa lidhur me ekzaminimet e kryera të familjarë apo persona të tjerë të kontaktit me të deri më tani kanë rezultuar negativë, ndërkohë që vijon edhe në të tjerë persona kryerja e ekzaminimeve për gjurmim të mëtejshëm të kontakteve që 51-vjeçari ka patur pas kthimit të tij nga shteti fqinj.

Fillimisht ai është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore, pa treguar historinë e udhëtimit, ndërkohë që bluzat e bardha në Durrës përsërisin apelin për qytetarët qe të mos paraqiten menjëherë në spital, por t’i drejtohen rrugëve të kontaktit të udhëzuara nga instancat shëndetësore, veçanërisht kur këta të fundit kanë histori udhëtimi me vende të prekura nga Covid-19.

Deri tani në Durrës raportohen 6 persona të prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina dhe një i vdekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular