BallinaAktualitetApelon sërish Lulzim Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të...

Apelon sërish Lulzim Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin

Lideri i PD-se Lulzim Basha i bën apel sërish qeverisë që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Po ashtu ai thekson se duhet të mbyllen bizneset me shumë punëtorë, të ndërpriten shpenzimet, paratë të shkojnë për shëndetësinë dhe paketën e ndihmës.

Kryedemokrati ka parashtruar disa pika si më poshtë;

MESAZHI I BASHES

Të dashur bashkëqytetarë,

Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari!

Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të efekteve të tij shkatërruese mbi shëndetin tonë e të të dashurve tanë.

I bëj thirrje qeverisë:

➡ Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjjthë territorin e Republikës.

➡ Të urdhërojë mbylljen e të gjitha bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers etj.

➡ Të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse e para është e pamjaftueshme.

➡ Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre.

➡ Të ndërpritet menjëherë çdo shpenzim tjetër dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute ekonomike me të cilat po përballen një numër në rritje familjesh.

Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.Të dashur bashkëqytetarë,

Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari!

Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të efekteve të tij shkatërruese mbi shëndetin tonë e të të dashurve tanë.

I bëj thirrje qeverisë:

➡ Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjjthë territorin e Republikës.

➡ Të urdhërojë mbylljen e të gjitha bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers etj.

➡ Të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse e para është e pamjaftueshme.

➡ Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre.

➡ Të ndërpritet menjëherë çdo shpenzim tjetër dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute ekonomike me të cilat po përballen një numër në rritje familjesh.

Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular