BallinaBotaSpanja gjunjëzohet nga Koronavirusi , 462 persona të vdekur gjatë 24 orëve

Spanja gjunjëzohet nga Koronavirusi , 462 persona të vdekur gjatë 24 orëve

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit, koronavirusi ka vrarë 462 persona. Shifrat në shtetin spanjoll flasin për 33 089 pacientë të infektuar, për 2 355 pacientë që janë nën kujdes intensiv dhe 2182 të vdekur, raporton El Pais.

Numri i viktimave të vdekjeve u rrit me 462 në 24 orët e fundit. Dita e hënë është kështu më vdekjeprurësja për shkak të koronavirusit në Spanjë. Një total prej 3 355 pacientësh me sëmundjen Covid-19 janë rikuperuar dhe janë liruar nga spitali që nga kriza që goditi vendin.

Ekspertët flasin për një rritje të rasteve me infektim, që kur sëmundja arriti në vend. Ata thanë se kulmi i personave të infektuar ose të vdekur pritet që të arrihet këtë javë. Po ashtu, eksperti shpjegoi se të vdekurit kanë qenë më shumë në moshë të tretë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular