BallinaAktualitetVIDEO/I sjellin të vëllanë me urgjencë tek Infektivi, qytetarja pret prej orësh...

VIDEO/I sjellin të vëllanë me urgjencë tek Infektivi, qytetarja pret prej orësh në ankth: U kthye nga Italia më 17 shkurt

Një qytetare po pret në ankth prej orëve të para të mëngjesit të sotëm para Urgjencës së QSUT, pasi vëllai i saj ka ardhur me urgjencë menatën e kaluar nga Rrogozhina i dyshuar si i infektuar me koronavirus.

Duke folur për gazetarin e BalkanWeb dhe News24, Erjon Skëndaj, qytetarja tha se nuk i kanë dhënë asnjë informacion, nëse vëllai i saj është gjallë apo ka ndërruar jetë.

“Kam vëllanë që këtu mbrëmë, nuk me jep njeri përgjigje. Erdhi mbrëmë në 12 të natës”, tha qytetarja.

Juve ua kanë bërë analizat?
Jo. Vëllanë e solli këtu Spitali i Rrogozhinës. Ka ardhur nga Italia më 17 shkurt.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular