BallinaOP EDAnalisti Mark Marku: Basha duket si kryeministër, Rama si qytetar i vetizoluar

Analisti Mark Marku: Basha duket si kryeministër, Rama si qytetar i vetizoluar

Analisti Mark Marku, në një opinion të publikuar në gazetën Panorama, shkruan se “një kryeministër që nuk ndryshon sjelljen e vet, nuk mund të ndryshojë sjelljen e qytetarëve”.

“Kryeministri Rama u shfaq dy herë në media para qytetarëve shqiptarë pa transmetuar asnjë mesazh tjetër përveç arrogancës së përditshme. Si përherë, fillimisht kërcënoi e shau edhe njëherë mediat, (këtë radhë e kishte me mediat sociale që i quajti vrima e ndyrë dixhitale e këtij vendi), opozitën dhe tradhtarët e shumtë të padientifkuar të infiltruar nga koronavirusi në radhët e qytetarëve shqiptarë, më pas kaloi në rolin e përditshëm prej epidemiologu dhe në fund fare në rolin e gjyshit që herë i tremb fëmijët me policin e herë me gogolin.

Asgjë prej kryeministri. Ashtu siç nuk ka pasur asgjë prej kryeministri në hakërrimet e përditshme virtuale duke shpërndarë herë video filmash me luftën e Vietnamit, herë video dramatike nga spitalet italiane e herë video me situata dhune nga regjimet diktatoriale,” shkruan Marku.

“Kryeministrat seriozë të vendeve normale dalin në konferenca të rregullta shtypi për të komunikuar vetëm masa ekonomike, sociale, shëndetësore, buxhete, shifra fakte, në pjesën më të madhe me gazetarë, gjithmonë në zyrat qeveritare, shpesheherë të shoqëruar nga ministrat përkatës…” thekson Marku.

“Kryeministri Rama kërkon nga të gjithë ndryshimin e sjelljes shoqërore dhe me të drejtë, një gjë e tillë është e domosdoshme, madje është kriminale të mos e bësh.

Kryemnistri kërkon konsensusin e të gjithë aktorëve për t’i zbatuar masat e vendosura nga qeveria dhe prapë ka të drejtë. Por aty ku ai nuk ka aspak të drejtë është se ai kërkon që të gjithë të ndryshojnë sjelljen e tyre por ai vetë të mos ndryshojë asgjë në sjelljen e tij, gjë që, me sa duket as nuk ka ndërmend ta bëjë në të ardhmen.

Ai nuk ka bërë asnjë hap për një konsensus me opozitën dhe vazhdon ta trajtojë atë si armike, madje ta bëjë pareshtur objekt të diskursit të tij të çartur politik, edhe pse për momentin opozita ka zgjedhur një qasje konstruktive përmes evidentimit të problemeve dhe parashtrimit të alternativave për zgjidhjen e situatës.

Madje po e bën kaq mirë një gjë të tillë sa të krijohet përshtypja se kryeministri i vendit është Lulzim Basha dhe kryeministri real nuk është as më shumë, as më pak se një qytetar i zakonshëm i vetizoluar që bën statuse të shpeshta nga shtëpia e tij,” shkruan analisti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular