BallinaKryesoreAta mijëra, të cilët komunizmi i kalbi burgjeve, Meditim në "burgun" tim...

Ata mijëra, të cilët komunizmi i kalbi burgjeve, Meditim në “burgun” tim të frikës/Nga Albert Avduli

Nga Albert Avduli

Ata mijëra, të cilët komunizmi i kalbi burgjeve
Meditim në “burgun” tim të frikës.
Ata bënë nga 10, 20, 30, apo edhe 40 vite burg të rëndë.
Temën, për këto radhë, hedhur shpejt, ma dha Dielli.
Po, e lexuat saktë, Dielli.
Kështu quhet dhe është i vetmi nga një familje fisnike e Mallakastrës, që nuk bëri burg, në kohën e komunizmit.
Pse jo ? Sepse 18 vite i bëri atë vit, që kobvirusi theu qafën.
Mos mendoni se i ra telit e më tha shkruaj. . .
Jo, por teksa të gjithë vijmë vërdallë nëpër shtëpi, luaj frigorifer, luaj libra, shënime, gjeta një gazetë të vitit 1993.
Ishte një shkrim imi me titull “Dielli, emri që doli nga burgu”.
Kjo ishte nxitja dhe nuk kam ndërmënd t’ju lodh duke risjellë atë shkrim përsëri, por disa elementë po.
Dielli ishte në barkun e nënës, kur e çuan të takoj xhaxhain në burg. Kujtim Aliaj kishte më se 20 vite në pranga. Babai i Diellit, Avni Aliaj, kishte disa muaj, që e kishin arrestuar përsëri mbas dënimit të parë. E ëma e Diellit, ajo grua fisnike, shoqëruar nga i biri i pa lindur, mori rrugën për të çuar dy ndërresa në burg të shoqit, por edhe kunatit.
I takoj. I shoqi i tha: Mos eja më. Kujdesu për fëmijët !
I kunati i tha : Moj motër e kunatë, nëse lind djal, quaje Diell. Vajzë po të jetë, Hënë ta quash. Nuk i shoh prej vitesh.
Ndaj, Dielli quhet dhe është Diell.
Ata bënë si familje gati 60 vite burg.
Jo vetëm ata. Në Mallakastër, janë qindra, por po shkruaj çfarë më vijnë në mëndje tani. Hysen Hamitaj, Ceno Caushi, Xhevit Braka, Barjam Isufi, Hasan Dine, Xhevit Braka, Tahir Murataj, Haki Ballshi, Muharrem Zenelaj, Kastriot Shehu, etj.
Të pushkatuarit janë listë e gjatë.
Në Shqipëri, janë emrat e tjerë simbole të fortë si Pjetër Arbnori, At Zef Pllumbi, Kardinali Mikel Koliqi, Kardinali Ernest Troshani, Osman Kazazi, Adem Allçi, Qani Sadiku, Uran Kostreci, Rifat Prençi, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ali Kraja, Imzot Visarion Xhuvani, Imzot Irini Banushi Episkop i Apolonisë, At Dhimitër Leka, Hafiz Ibrahim Dalliu, Dede Kamberi,Baba Bajram Mahmutaj, Baba Muçua i Prishtës e mijëra të tjerë.
Burg i errët i komunizmit.
Të paepurit, që frymë, ushqim, zjarr, ilaçe, kishin vetëm besimin në Zot dhe në idealin e tyre patriotik dhe antikomunist.
Le ta përballojmë këtë ndalim të kohës, këtë frikë e ankth për jetën edhe si një homazh për ata Titan me shpirt graniti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular