BallinaAktualitet"Vuloset" vendimi: Shqipëria duhet t’i paguajë 140 milionë euro Beketit

“Vuloset” vendimi: Shqipëria duhet t’i paguajë 140 milionë euro Beketit

Arbitrazhi Ndërkombëtar ka marrë vendimin përfundimtar. Shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenit italian, Françesko Beketi, një shumë që shkon deri në 140 milionë euro.

E gjitha kjo për një tekë të kryeministrit Edi Rama dhe për një SMS të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Arbitrazhi Ndërkombëtar ka marrë vendimin përfundimtar. Shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenit italian, Françesko Beketi, një shumë që shkon deri në 140 milionë euro.

E gjitha kjo për një tekë të kryeministrit Edi Rama dhe për një SMS të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që i shpallën luftë biznesmenit dhe investimeve të tij në Shqipëri.

Shkak u bënë raportimet e televizionit AGON.

Më 24 prill të vitit që shkoi, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, ICSID me seli në Uashington, mori vendim të formës së prere që shteti shqiptar duhet t’i paguaje 110 (+30) milionë euro dëmshpërblim pronarit të AGON Channel, Françesko Beketi.  Taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë sipas këtij vendimi 140 milionë euro, plus shpenzime marramendëse dhe asnjëherë transparente që qeveria shqiptare ka bërë për avokatet e saj dhe detyrimet për proceset gjyqësore.

Gjithçka pas një sulmi të paprecedentë e të papërgjegjshëm të kryeministrit Edi Rama kundër televizionit, pronarit dhe gazetarëve që punonin aty.

Pas këtij vendimi, shteti shqiptar bëri dhe një përpjekje për të fituar kohe dhe kërkoi të anulojë një pjesë të vendimit.

Gjykata e Uashingtonit pranoi kërkesën për rishqyrtim të asaj pjese të argumentuar nga shteti shqiptar duke pezulluar përkohësisht shlyerjen e pagesës, pra zbatimin e menjëhershëm të vendimit derisa një komitet ad-hoc do të shqyrtonte si anulimin, ashtu edhe pezullimin.

Komiteti ad-hoc vendosi më 23 mars 2020 të heqë pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pagimin e 110 milionë eurove. Kjo do të thotë se ekzekutimi i kësaj shume duhet të bëhet automatikisht dhe menjëherë.

Ndërkohë nga institucioni i Avokatisë së Shtetit, nga Qeveria apo Ministria i Financave nuk është marrë kurrë një përgjigje se sa ka harxhuar shteti shqiptar për pagesat e avokatëve apo sa ka qenë kosto e detyrimit për procedurat e kërkesës për anulim duke shkelur çdo detyrim për transparencë e ligj informimi.

ImageImage

 

Juve të medias t’ju vijë zor. Aty është bërë një histori e turpshme me rroga marramendëse. Je vetë dëshmitar se të kanë propozuar rrogë më të lartë se Bruno Vespës. Është një pastrues parash”.

Kryeministri Edi Rama, të enjten u tregua i rezervuar dhe i përmbajtur për çështjen ‘Beketi’, ku në emisionin Opinion u shpreh se nuk mund të jap detaje pasi shteti ka një kontratë konfidencialiteti me Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.

Jo më larg se katër vite më parë, në po të njëjtin emision, ai mbajti një tjetër qëndrim ndaj Françesko Beketit për mbylljen e televizionit Agon Channel. Kreu i qeverisë, asokohe nuk ngurroi ta quante biznesmenin italian si pastrues parash që i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit.

“Juve të medias t’ju vijë zor. Aty është bërë një histori e turpshme me rroga marramendëse. Je vetë dëshmitarë se të kanë propozuar rrogë më të lartë se Bruno Vespës. Është një pastrues parash. Po ju them të gjithëve që Blendi Fevziut i është propozuar një shumë më e madhe se Bruno Vespës”, iu drejtua Rama gazetarit duke vijuar me akuza të tjera ndaj Beketit.

“Unë flas vetëm drejt. Unë jam kryeministër apo nuk jam kryeministër, unë flas vetëm drejt; di çfarë mendoj dhe atë e them, prandaj më kanë zgjedhur shqiptarët. Investitori në fjalë është investiguar nga strukturat e shtetit shqiptar në bashkëpunim me strukturat e shtetit italian.

Nuk ka një media apo bzinesmen që të dalë dhe të thotë se kemi pasur presion nga qeveria sepse ka disa personazhe që thonë se u është mbyllur goja. Kam folur për burimin e financimit, nuk kam folur për median. Ai falë investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe populli dëme të pallogaritshme dhe ka mbajtur peng shtetin shqiptar me koncesione. Ne i kemi hapur luftë dhe do ta luftojmë deri në fund”, deklaronte Edi Rama më 17 Qershor 2015.

Për të mësuar më shumë rreth procesit, politiko kontaktoi me një nga gjyqtarët e çështjes, anglezin Ian Glick, që konfirmoi shkurtimisht se vendimi është marrë, pa dhene më shumë detaje me argumentin se “si një nga arbitrat në këtë rast, nuk mund të diskutojë për te”.

Qeveria shqiptare, jo zyrtarisht thuhet se eshte e detyruar t’i paguajë biznesnemit mbi 110 milionë euro ndërkohë që 3.3 milione të tjera ka qenë kostoja e procesit mbrojtës. Fakti eshte konfirmuar edhe nga dy ish-bashkepunetoret e tij ne Shqiperi, gazetaret Andi Bejte dhe Sonila Meço.

Qendrimet e Rames gjenden duke filluar nga minuta 1-36-29:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular