Biznesi 12 propozime qeverisë: Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal

0

Shoqata e Biznesit të Vogel dhe të Mesëm i ka dërguar qeverisë një kërkesë me 12 pika, si masa për lehtësimin e dëmit financiar deri në mbylljen e pandemisë.
Ndër të tjera, biznesi kërkon nga qeveria që të shlyejë pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale dhe të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.

Një tjetër kërkesë është pagesa e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.

Kerkesat e biznesit te vogel dhe te mesem

1- Qeveria te shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.
2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të biznesit ndaj qeverisë.
3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.
4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.
5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.
6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore.
8- Të kompensohet e plotë pagesa e qerase dhe tatimit në burim e qiradhënësit .
9- Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve.
10- Te kreditohet biznesi me Garanci te Qeverise me fitime 1-3 % .
11- Banka e Shqiperise te injektoje likujditet ne treg per te ulur efektin e krizes.
12. Këto masa te merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal .
Çdo vonese e mos relizimit te kerkesave tona
do te jete me kosto te pa llogaritur per bisnesin por edhe per ekonomine shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.