BallinaAktualitetIlir Meta: Uniteti politik do na sjellë imunitet përballë COVID-19

Ilir Meta: Uniteti politik do na sjellë imunitet përballë COVID-19

Me unitet në këtë çështje kuptoj bashkimin e të gjithë forcave tona, të aktorëve institucionalë e politikë të vendit. Ky unitet për mua ekziston, por duhet përforcuar. Të gjithë bëjnë përpjekjet e tyre që nga qeveria. Kur bëhet fjala për unitet, qëllimi është gjithmonë për të inkurajuar energji pozitive. Secili ka për detyrë të japë kontributin e vet pozitiv për përballimin e kësaj situate.

Sa i përket masave, asnjëherë nuk mund të themi që janë të mjaftueshme. Ky është një “ekuacion” me shumë të panjohura, përderisa dhe vetë ky virus ka qenë i panjohur, jo vetëm për ne, por për mbarë botën. E rëndësishme është të ruhet ligjshmëria në të gjithë veprimet e qeverisë dhe besoj se me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është hedhur një hap i duhur në këtë drejtim. Kjo është një sfidë që do të kërkojë reflektim të vazhdueshëm. Nga mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vlerësoj që Kryeministri ishte shumë i hapur për të bashkëpunuar me opozitën, e cila ka mjaft ekspertë të shquar të cilët kanë pikëpamjet e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular