BallinaKryesoreKoronavirusi/Mjeku Isuf Kalo këshillon të sëmurët kronik: Ja çfarë duhet të dini

Koronavirusi/Mjeku Isuf Kalo këshillon të sëmurët kronik: Ja çfarë duhet të dini

Nga Prof Dr Isuf Kalo

Coronavirusi po vret  edhe tek ne ..Masat e duhura për të bllokuar  ose minimizuar  përhapjen e tij  janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, ministria e shëndetësisë,  specialistet infeksionit, dhe mediat   Ato duhen konsideruar  imperative  dhe jetësore

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta  sidomos   në  moshat e reja dhe tek qytetare pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë . Mundësit e përfundimit  fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti  që gjashtë  të sëmurë  rëndë nga coronavirusi  të shtruar në spitalin tonë  infektiv  mundën të shërohen. Kjo fal  kujdesit  me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirë po ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën më gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor

 

Mesazhi është i qartë: Secili prej  nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i  shpëtoj prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë  kanë evidentuar  se  humbjet e jetëve njerëzore, që ai  shkakton janë shumë më të shpeshta tek  personat e moshuar që vuajnë  njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si  dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune , depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet  imuniteti  paraprakisht i dëmtuar  i tyre, nga  ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm  të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit  ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetizolimit  në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që  bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe  komunikimit me mjekët  që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave  të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit ,shtimi duhan pirjes , pasiguri çrregullime të oreksit, , vështirësi  për respektimin e higjienës trupore  etj .

Vetvetiu  pacientëv të tille u lindin pyetje  lidhur me mënyrën e  zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq  ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar  për të vetmenanxhuar  sëmundjen  e tyre kronike  në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore  qytetarëve tanë është e ulët .Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka  anashkaluar këtë nevojë Tani pacientëve të ngujuar u duhet një një mendje  që t’i udhëzoj . Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online

Vet sistemet shëndetësore përgjithësisht  nuk e kanë patur prioritet  kujdesin ndaj  të sëmurëve në shtëpi .Tempulli i lavdisë e krenarisë  së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore  ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballje e tyre me sëmundjet akute dhe  urgjente  të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen  ambulatorisht . Por jo për sëmundjet kronike ,të cilat  nuk shërohen dot plotësisht. në spital . Ato pacientet edhe pas daljes nga  spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

Në fakt  “Home care” dhe“ Self care“  janë  pista potenciale të cilat po   të shfrytëzohen seriozisht  në mënyrë të mirë organizuar , munden ta lehtësojnë ndjeshëm  barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve  të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, veç të tjerash  është  padyshim edhe qendër  gjigande shëndetësore me  potenciale  të  mëdha burimesh  njerëzore. Në jetën e përditshme  në të  kryen një numër pafund procedurash  në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve   ashtu dhe  në ndihmë të  pjesëtarëve  të sëmurë  të familjes. Me goditjen që pësuan  sistemet shëndetësor e nga Covid -19  po rrezikojnë kudo të bien në kolaps  prej pamjaftueshmërisë   të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore  .Asnjëherë sa tani  nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen  në partnership  nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi  i vetëmjekimit  i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për tu konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numër i  pacientëve  me diabet e vetë menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetadaptojnë  me sukses sëmundjen  në kushtet e shtëpisë  vlen  per tu shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe  ndaj  të sëmurëve  të tjerë kronike  .

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet  ndaj  sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetizoluar me  shpresë që  t’i ndihmoj sado pak   ata që  do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen  më lehtë, dhe me minimum letalitet

Ministra e shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime  të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht  nga  specialistet respektiv për qytetar të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga coronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese  kronike. Paralelisht me këtë  do deklarohen publikisht numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës  çka do ju  rivendos për të sëmurë të tilla urat e kontaktit përkohësisht  të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktikë të tillë mund ti shërbejë këtij kontingjent   si dritare mundësie suplementare për të vetadaptuar  mjekimin , për tju forcuar   imunitetin  dhe   minimizuar  humbjet e jetës së tyre  të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi

Së bashku ;qytetarë , pacientë dhe mjek  do jemi më të fortë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular