BallinaBotaKoronavirusi përparon në gjithë botën, 422 mijë të prekur dhe rreth 19...

Koronavirusi përparon në gjithë botën, 422 mijë të prekur dhe rreth 19 mijë viktima

Koronavirusi përparon në gjithë botën me hapa të frikshëm teksa vendet tashmë më të goditura janë Italia, SHBA dhe Spanja.

Italia ka numër rekord sa i përket vdekjesh teksa numëron 6 mijë e 800 viktima si askush tjetër dhe 69 mijë të prekur, 12 mijë më pak se Kina.

Kjo e fundit si vendi i origjinës së COVID-19 i kanë ngelur edhe 5 mijë pacientë në spitale në kurim e sipër teksa shifrat nuk ecin më.

SHBA më pas numëron 55 mijë e 330 të prekur si dhe 804 viktima. Spanja si vendi i dytë më i goditur në Europë numëron 42 mijë të prekur dhe rreth 3 mijë viktima.

Vetëm disa vende afrikane dhe Koreja e Veriut në Azi nuk kanë shpallur ende të prekurit e parë teksa disa vende si Eritrea, Somalia, Siria apo Libia kanë vetëm nga një rast.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular