BallinaAktualitetRama mbledh qeverinë onlinë: 3 detyrimet që nuk negociohen, paguhen nga populli...

Rama mbledh qeverinë onlinë: 3 detyrimet që nuk negociohen, paguhen nga populli me se s’bën, nuk u bë deti kos

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Saigurisë Kombëtare online të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur online edhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Rama është shprehur se taksat, sigurimet shoqërore dhe energjia nuk do të negociohen, do të paguhen në bazë të shpenzimeve dhe deklarimeve.

Qeraxhinjtë që nuk mund të paguajnë të mos i hapni derën pronarit, kur të vijë për qiranë. Duhet nxitur përshpejtimi dhe mbyllja e procedurës. E vetmja këshillë që iu jap i them mos ia hapni derën pronarit se qiraja është aty por edhe për shkak të COVID-19.

Por sigurimet shoqërore do të paguhen. Këtu nuk është bërë deti kos, kush konsumon energji do të paguajë dritat, sepse mund të përfundojë në kolaps, pagesa e dritave dhe detyrimet bazike nuk negociohen. Çfarë shpenzojnë atë paguajnë, kush thotë nuk kam mundësi se shpenzoj shumë të shpenzojë më pak. I bie pastaj që të heqim nga buxheti për të financuar OSHE-në, do ia heqim fiancnave të luftës? Nuk ka mundësi. Kush nuk paguan energjinë nuk do të ketë energji”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular