BallinaAktualitetShqipëria afër skenarit italian? Meta: Kemi mundësitë t’i monitorojmë më mirë të...

Shqipëria afër skenarit italian? Meta: Kemi mundësitë t’i monitorojmë më mirë të gjitha rastet, por do të varet shumë nga…

Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të mbajtur në kontroll krizën e krijuar nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Përballë”, ku u pyet nëse vendi është në afër skenarit italian, kreu i shtetit tha se kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë. Kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

Bashkëpunimi edhe brenda vet çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vet familjes për të bërë përsëri të njëjtën gjë, pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll.

Mos harrojmë që Italia dhe Kina kanë marrëdhënie të tjera në kuptimin e intensitetit të shkëmbimeve njerëzore, të turizmit reciprok. Në rastin tonë ne kemi mundësitë që t’i monitorojmë më mirë të gjitha rastet, jo vetëm të personave të cilët sipas testeve rezultojnë pozitivë, por edhe të gjurmueshmërisë së kontakteve që ata kanë patur për të izoluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular