BallinaBotaBilanc tragjik në Spanjë: Më shumë se 56.000 të infektuar. Ja sa...

Bilanc tragjik në Spanjë: Më shumë se 56.000 të infektuar. Ja sa viktima u shënuan brenda ditës…

Vazhdon të rritet me ritme shqetësuese numri i personave të prekur dhe atyre që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit në Spanjë.

Vëtëm gjatë ditës së sotme vendi ka konfirmuar 6,673 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të sëmurëve në rang kombëtar në 56,188. Nga ana tjetër, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, si paspjë e Covid-19, në Spanjë kanë ndërruar jetë 442 duke e çuar bilancin total në 4,089, shkruan abcnews.al

Duke qenë se epidemia po vazhdon të përhapet me ritme të shpejta, Spanja vazhdon të mbetet vendi i dytë më i prekur nga Covid-19 në Evropë.

Në vendin e parë deri më tani e mban Italia me 74,386 të infektuar e 7,503 viktima. Ndërsa, të mërkurën, Spanja ia kaloi edhe Kinës për numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronvairusit.

E para që e kaloi numrin e viktimave të Kinës ishte Italia, e cila tashmë mban vendin e parë në botë për bilancin më tragjik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular