BallinaEkonomiIntesa Sanpaolo lehtësim Financiar dhe Paketë Ndihmuese për Individët dhe Subjektet Juridike...

Intesa Sanpaolo lehtësim Financiar dhe Paketë Ndihmuese për Individët dhe Subjektet Juridike të prekura nga kriza e COVID-19

Tiranë, 25 Mars 2020. Bordi Drejtues i Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a., bazuar në:

  1. situatën e emergjencës të shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19 në Shqipëri që nga fillimi i Marsit 2020;
  2. vendimin e Bankës së Shqipërisë në 12 Mars për Rregulloren e Menaxhimit të Riskut,
  3. Urdhrin e Përbashkët të lëshuar në 17 Mars nga Kryeministri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kredive për bizneset dhe familjet që mund të përballen me vështirësi gjatë kësaj periudhe për shkak të COVID-19;

VENDOSI:

  1. MORATORIUMNë zbatim të Urdhrit të lëshuar në 17 Mars; shtyrjen (pezullimin e pagesave) me kërkesë specifike nga individë dhe persona juridikë të prekur në mënyrë efektive nga Kriza, të kësteve të ardhshme të kredive dhe paradhënieve bankare mbi pagën. Gjatë periudhës së pezullimit të pagesave nuk do të aplikohet asnjë gjobë, tarifë shtesë dhe komisione, por vetëm interesat sipas kontratave në fuqi. Periudha e Moratoriumit zgjatet deri më 31 Korrik, 2020. Gjatë kësaj periudhe Banka do të kontaktojë të gjithë Aplikantët në mënyrë që të përcaktojë zgjidhjen përfundimtare më të mirë për ta. Afati i shtyrjes (pezullimit të pagesave) mund të zgjatet edhe për 3-6 muaj shtesë, në varësi të vazhdimësisë së emergjencës COVID-19.
  2. FINANCIME TE REJA: Të krijojë një buxhet të dedikuar financimesh prej 50 milionë Euro për subjektet juridike. Një buxhet i tillë ka për qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra financiare për kapitalin qarkullues, zinxhirin e furnizimit të bizneseve, dhe financimin e tregtisë. Subjektet e reja të kreditimit do të kenë një afat prej 18 muajsh, duke përfshirë një periudhë mos-pagimi (grace-period) deri në 6 muaj. Për këto lloje financimesh nuk do të aplikohen tarifa dhe komisione për disbursimet e kredive.
  3. LEHTESIRA TE TJERA FINANCIMI: Për të mbështetur në mënyrë efektive çdo ndërhyrje tjetër të promovuar nga institucionet shtetërore që synon të sigurojë pagesën e pagave të atyre që punojnë në ndërmarrje të prekura nga kriza ekonomike e krijuar nga emergjenca COVID-19.

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA SH.A.

Fton të gjithë individët dhe subjektet juridike të prekura nga situata e emergjencës e krijuar si pasojë e COVID-19, të aplikojnë urgjentisht për shtyrjen (pezullimin e pagesave) të kredisë së tyre sipas udhëzimeve të mëposhtme:

Klientët Individë:

  • Ju lutem shkarkoni Formën e Aplikimit për Individë të publikuar këtu.
  • Plotësojeni dhe dërgojeni me e-mail në adresën [email protected]

           Subjektet Juridike: (Biznes i Vogël, Ndërmarrje të Mesme, Korporata Vendase, Korporata Ndërkombëtare)

  • Ju lutem shkarkoni Formën e Aplikimit për Kompanitë publikuar këtu.
  • Plotësojeni dhe kontaktoni direkt Menaxherin tuaj të Marrëdhënies me Klientin në Intesa Sanpaolo Bank Albania

Për këtë moratorium nuk do të nënshkruhet asnjë ndryshim i kontratave të kredisë. Klientët, situata financiare e të cilëve nuk është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës si dhe ata që nuk do aplikojnë për një moratorium, duhet të vazhdojnë ripagimet e rregullta të kredisë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë të gjitha aplikimet e pranuara, duke siguruar në kohë përgjigjen e aplikimeve të marra. Në këtë përpjekje dhe për të kapërcyer situatën aktuale kritike, Intesa Sanpaolo Bank Albania angazhohet të kushtojë vëmendjen dhe kujdesin më të madh për nevojat e Klientëve të saj, duke dedikuar burime të rëndësishme njerëzore.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të mbështesë të gjitha familjet dhe bizneset që janë ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte nga emergjenca e COVID-19, duke i ndihmuar ata me zgjidhje që u përshtaten nevojave të tyre

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular