BallinaOP EDNdihma apo lëmoshë elektorale?/Nga Albert Avduli

Ndihma apo lëmoshë elektorale?/Nga Albert Avduli

Ndihma apo lëmoshë elektorale?

E para, kjo nuk është bamirësi.
E dyta, Kryetari bashkisë nuk është furnitori lagjes.
E treta, qytetarëve po ju jepet diçka nga gjaku i tyre.
E katërta, mos u bëni bajat.
Transparenca. . .
Listën zotërinj, në hyrje të çdo pallati, për familjet e planifikuara. Secili e lexon dhe gjykon. Mbi këtë vlerësohet ndershmëria. Administratorët vetë i keni emëruar.
E njëjta gjë në fshatra.
Apo doni t’ju puthim duart e zhytura në sapun ?

Ilustrim
Viti 1999. Lufta e Kosovës.
Në Ballsh, si në gjithë qytetet e tjera, dislokuar qindra familje. Mallakastriotët, mbi gjithçka dallohen për patriotizëm. Përfshirë të gjithë në ndihmë të tyre.
Një pjesë e madhe ishin strehuar nëpër familje, në qytet dhe fshatra. Shumë të tjera ishin në magazinat e rezervave të shtetit në Kash dhe Povël.
Qindra të tjera kishin mbetur te salla e kinemasë dhe stacioni i trenit.
Disa herë në ditë, punonjës të bashkisë, ndërmarrjeve, arsimtarë, vullnetar, shkonin dhe shpërndanin ushqime, uji. Mjekët dislokuar në shërbim të tyre sepse kishte shumë të moshuar dhe fëmijë.
Në orë të tillë shkoja dhe unë, kur shpërndahej ushqim.
Si karafil me një fjalë. Dhe isha nja 10 vite më i ri se ky zymbyli duaroriz.
Deri sa. . . Një vakt dreke, ndërsa rregulloja kravatën e ngazëllehesha, kur fëmijëve ju lëshoja biskota, baca Musa më thirri.
Nuk mund ta harroj atë emër.
Bir, o kryetar, ban mirë me ardh ma pak ndër na, se kur mbërrin ti, na gëzohemi që të kqyrim e na ikën uja.
Kaq më tha.
Ndoshta vlen dhe sot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular