BallinaOP EDNe, Virusi dhe e Ardhmja! Ndryshimet e mëdha që pritet në rang...

Ne, Virusi dhe e Ardhmja! Ndryshimet e mëdha që pritet në rang global, rajonal dhe lokal

Nga Edmond Stojku

Ne, Virusi dhe e Ardhmja!
Unë mendoj se fundi Virusit do të sjelli ndryshime të mëdha me rang global, rajonal dhe lokal. Inflacioni kohor që njerëzit kanë patur në kohë ka shërbyer për të sjellë në sipërfaqe mendime që gjatë jetës së zakonshme nuk merrnin kurrë vëmëndje.
Qe këto ditë po të shohësh aktivitetet në rrjete sociale, sheh qartë se njerëzit po rimendojnë rëndësinë që i jepte Pasurisë.
Sot gjëja më e rëndësishme që mund të blejnë paratë janë ushqimi dhe abonimi në internet, të cilat i kanë bërë njerëzit ta mendojnë, a ka Paraja vërtetë atë rëndësi që i kemi dhënë deri dje?
Një tjetër dimension që po pëson si refklektim, Shoqëria është Komuniteti mbi Individualitetin.
Sot është e qartë që mbijetesa varet ngushtë nga bashkëpunimi dhe koordinimi komunitar, dhe një individ i vetëm mund ta shkatërroj këtë duke thyer masat e sigurisë, prandaj dhe ndergjegja komunitare mbi Unin po Ridimensionohet.
Sot po shihet se një qasje tërësisht pragmatike e situatës, nuk pi më ujë. Një dozë spiritualiteti, për të njohur veten më mirë në këto momente izolomi, dhe si të luftojmë frikën, absolutisht do asistonte betejën që Ne, po bëjmë.
Një Kornizë e Re Sociale po formohet gjithashtu, e cila si vlera themelore ka Ndjenjën, Përgjegjësinë Njerëzore, duke lënë mbrapa fitimin dhe pasurinë që ka prevaluar kornizën e vjetër.
Dhe në mendimin tim, ndryshimi më i madh do të ndodhi në nivel personal. Koha që po shpenzojmë sot në karantinë njerëzit po i bën të shohin aspekte të vetes që deri dje nuk mund të shiheshin. Profetët dhe gjenitë e botës sonë kanë bërë shpikjet dhe zbulimet më të mëdha mbas një kohe izolimi dhe frike, prandaj duke qënë se sot izolimi është kolektiv, besoj se ndryshimet personale të gjithë secilit do e përfshijnë botën si një dallgë e fortë dhe freskuese, shpresoj jo si T’sunami! Dhe ktë gjë e ka provuar dhe Historia.
Rilindja e famshme nisi në Itali, dhe është e pranuar nga historia se murtaja e zezë që pllakosi Europën asokohe ishte shkak-nxitës, per Spiritualizëm,Art,Kulturë,Dije etj…
Një tjetër faktor që e nxiti mendimin Rilindas të merrte hov ishte shpikja e atëhershme e një Mediumi për komunikim masiv; PAMFLETI!
Sot nuk mund të mos shohë dot se kemi ngjashmëri me atë kohë. Edhe Ne kemi një murtajë të ZEZË, fatmirësisht në miniature krahasuar me atë të Vitit të mbrapshtë, 1347.
Si dhe kemi nje Medium të ri komunikimi masiv që padyshim po e konsolidojmë, presencën dhe rëndësinë e tij gjatë kësaj Lufte.
Jam kurioz çdo prodhojnë gjithë këto gjëra, nesër mbas Virusit?
E nesermja duket e bukur dhe interesante!
Jeta përsëritet në Amplituda Ciklike,
por gjithmonë në formate më MODERNE!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular