BallinaAktualitetSituata e rëndë nga epidemia e koronavirusit/Ja ku do të ngrihet spitali...

Situata e rëndë nga epidemia e koronavirusit/Ja ku do të ngrihet spitali tjetër…

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe i ngarkuari me menaxhimin e emergjencave Arben Ahmetaj vizituan pak minuta më parë një qendër, e cila do të shërbejë si spital për pacientët me koronavirus në rast nevoje.

Ambientet e një ish-universiteti privat në Tiranë do të kthehen në një spital COVID-19 në vend.

“NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK”, shkruan Rama krah videos.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në Spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

“Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen por kanë nevojë akoma për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në objektin që do të transformohet në spital karantinë në ish-universitetin jopublik Kristal, Manastirliu tha se kjo strukturë ka një kapacitet prej 100 shtretërish.

“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular