Tritan Shehu: Nuk kemi arritur periudhën më të keqe, kurba e të infektuarve është në ngritje

0

Për ish-ministrin e shëndetësisë, Tritan Shehu, akoma nuk ka ardhur periudha më e keqe në lidhje me koronavirusin.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Shehu tha se kurba është në ngritje dhe vatrat po shpërndahen në të gjithë vendin.

Shehu: Kjo është një situatë me të dhëna jo reale, por problemi është se si do të shkojë kjo situatë. Nëse shkon kështu, jemi të gjithë të nderuar, dalim me variantin më të mirë, por nuk kemi arritur akoma periudhën më të keqe. Unë e mbështes në faktin se kurba është në ngritje. Së dyti në vatrat që po shpërndahen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Së treti, ne nuk jemi në gjendje që të identifikojmë rastet. E katërta, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë gjurmimin e personave të kontaktit me personat e kontaminuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.