BallinaOP EDDr.Henrik Zotaj: Testim të plotë për bluzat e bardha.! Ti ruhemi kontakteve...

Dr.Henrik Zotaj: Testim të plotë për bluzat e bardha.! Ti ruhemi kontakteve mes njëri-tjetrit..

Nga Dr.Henrik Zotaj

Prej disa ditesh vihet re nje shtim i rasteve me Covid-19,
te personelit shendetesor. Fatmiresisht nje pjese e tyre asimptomatike, nje pjese tjeter me simptoma te lehta por, ka patur dhe personel shendetesor te hospitalizuar…
E Vecanta, keto raste qendron se Infektimi i personelit shendetesor ndodh nga kontaktet mes njeri-tjetrit. ne spitale, klinika mjeksore..etj
Tani duket se jemi ne nje faze, ku virulenca mund te kete ecuri me te shpejte, ndaj dhe “vigjilenca” jone duhet te jete efikase.
Ky shqetesim po percillet cdo dite edhe nga kolege brenda dhe jashte vendit.!
Ne, prej javesh, ruhemi nga pacientet dhe familjaret e tyre, por Ne, bejme kujdes shume pak ose aspak nga njeri- tjetri.!
Ruajtja e stafeve mjekesore duhet te jete prioritet ne kushtet qe po kalojme dhe nese do te jete e nevojshme te rishikohet dhe protokolli ne lidhje me personelin shendetesor, c’ka do te thote se:
Te kryhet “testim” i plote per bluzat e bardha.
1. “Task Forca” do duhej te vendoste qe i gjithe personeli shendetesor te kryeje “testin” ndoshta dhe ne menyre periodike, me qellim uljen e transmetimit te infeksionit ndermjet kolegeve dhe uljen e transmetimit te infeksionit nga personeli shendetesor te pacienti ose familjaret e tyre.!

Nje “personel.” i infektuar mund ta transmetoje shume here me teper virusin, se nje pacient i cili, ka kontakte me te pakta me persona te tjere.
Nga ana tjeter strukturat drejtuese te shendetesise duhet:
Te pajisin me uniforma mbrojtese edhe personelin tjeter shendetesor..!

2.Do duhej te vendosin si prioritet, mbrojtjen e pjeses tjeter te personelit shendetesor duke i pajisur ato me uniforma mbrojtese, maska, syze, kapuce ..etj
Pjesa tjeter e personelit shendetesor, qe nuk jane aktualisht ne vijen e pare, kane kontakte te perditshme me paciente dhe familjare.!

Shtrirja e virulences cdo dite qe kalon ne popullate, do te beje qe shume shpejt personeli tjeter shendetesor, sic jane mjeket e familjes dhe mjeket specialiste ne rrethe, do te perballen me
paciente dhe familjare te infektuar ne rritje.!

Covid-19, nuk eshte nje shaka, ndaj ftesa jone per qytetaret eshte..Qendroni ne shtepi dhe ruani distancimin social, kur ju duhet te levizni.!
Se bashku do ia dalim..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular