BallinaKronikeFëmija me temperaturë 40, çifti ndalohet në postbllok nga policia. Ja çfarë...

Fëmija me temperaturë 40, çifti ndalohet në postbllok nga policia. Ja çfarë ka ndodhur..

Një çift në Tiranë është përballur me një situatë aspak të këndshme këtë mbrëmje, teksa kanë dalë me makinën e tyre dhe me fëmijët e vogël me temperaturë 40 gradë Celsius për të shkuar në spital, por janë ndaluar nga postblloku i policisë.

Gazetarja Klodiana Lala tha në një lidhje live për “News24” se makina është bllokuar nga policia për rreth tre orë, ndërsa gjendja e fëmijës ishte kritike.

Babai i fëmijës i ka thënë gazetares Lala se ka pritur për rreth tre orë, ndërsa fillimisht ambulanca nuk i përgjigjej, por më pas i kanë thënë se do shkojnë t’i marrin.

Pas rreth tre orësh pritje në postbllok, me fëmijën në gjendje të rëndë, patrulla e policisë e ka shoqëruar vetë çiftin drejt spitalit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular