BallinaSportMessi dhe shokët e tij dalin në asistencë. Barcelona ul 70% rrogat,...

Messi dhe shokët e tij dalin në asistencë. Barcelona ul 70% rrogat, por çështja shkon në gjykatë

Përballë refuzimit kategorik të futbollistëve, Barcelona I drejtohet rrugës ligjore për të ulur pagat e tyre. Me futbollin e ndaluar që ka ndërprerë arkëtimet e klubit katalunjas, ky I fundit ka marrë masat e para për të minumizuar humbjet financiare. Në fillim u kërkua një akord me vetë lojtarët, por Messi dhe shokët e tij nuk pranuan të reduktonin të ardhurat e tyre. Kështu, të gjithë do të dalin në asistencë që sipas kodit të punës në Spanjë, “i lejon kompanive të reduktojnë shpenzimet në rast krize”.

Fc Barcelona Verlaagt Tegen De Wil Van Spelers In Lonen Met 70 Procent

Sipas njoftimit të shpërndarë nga vetë Barcelona, futbollistët, stafi teknik dhe ai i logjistikës do të paguhen vetëm me 30% të pagës. Një masë drastike, që pritet të praktikohet edhe në klubet e tjerë të futbollit spanjoll. Por lojtarët nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe sipas mediave spanjolle çështja do të zgjidhet në gjykatë.

071508514 423680c5 D125 4ff3 93c7 F2752d555f73

Sido që të shkojë e sigurt është që kur situata të normalizohet asgjë nuk do të jetë si më parë në klubin katalunjas, pasi ky vendim ka agravuar më shumë raportin e vështirë të muajve të fundit mes futbollistëve dhe drejtuesëve të klubit. Ndërkohë, krejt e ndryshme është situata në Gjermani, ku klubet e mëdhenj dhe të pasur të kryesuar nga Bayern Munich kanë shfaqur një ndjenjë të fortë solidariteti, jo vetëm ndaj punëtorëve të klubit, por edhe ndaj rivalëve më të dobët.

1585031777 644264 1585032138 Noticia Normal

Liga Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se katër Bayern Munich, Borussia Dortmund, Leipzig dhe Bayer Leverkusen kanë vendosur të ndihmojnë me 20 milion euro klubet e tjerë, duke hequr dorë nga e drejta televizive për sezonin e ardhshëm. Përveç kësaj, “gjigandët” e Bundesligës do të paguajnë edhe 7.5 milionë euro të tjera nga arkat e tyre për të plotësuar shifrën 20 milion euro që do të shkojë në ndihmë të rivalëve më të dobët financiarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular