BallinaAktualitetMjeku i infektivit i dërgon mesazh fëmijëve: Babi ju do shumë por...

Mjeku i infektivit i dërgon mesazh fëmijëve: Babi ju do shumë por ky është misioni ynë

Që ditën e parë kur u zbulua pacienti zero, radiologu Renato Osmanaj së bashku me të gjithë stafin e spitalit infektiv ndodhen në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundje tinzare e cila ne të gjithë botën ka shkaktuar mbi 500 mijë të infektuar dhe mbi 20 mijë të vdekur. Në Shqipëri deri tani ka shkaktuar 174 të infektuar dhe 6 të vdekur.

“Neve, në spitalin infektiv, nuk kemi kohë të sëmuremi. Duhet të jemi aty “ thotë Osmanaj në fillim të intervistës me gazetaren Beti Njuma në studion e RTV Ora.

Nga ekrani u dërgon një mesazh dhe tre fëmijëve të tij

“Babi ju do shumë, por ky është misioni ynë. Ne jemi stërvitur për të bërë këtë punë. Kjo është luftë dhe ne jemi në luftë!”

Ka dhe një thirrje për mjekët apo infermierët e panikuar

“Të gjithë të panikuarit të largohen dhe të dezertojnë. Nuk do ti gjykojmë për ikjen e tyre. Të rrinë të qetë atje ku janë sepse një i panikuar neglizhon një të sëmurë dhe ne na hap shumë punë. Duke lënë një të sëmurë në shtëpi infekton të tjerë, dhe shumë të tjera. Nuk na duhen të panikuar”

Beti Njuma: Kur komunikuam bashkë më thatë me një fije zëri se keni shumë shokë me serume? Ka shumë momente të tilla.

“Momentet e dhimbshme bëhen më të lehta kur nxjerrim pacientë nga spitali të shëruar. Ne nuk kemi kohë të jemi të sëmurë. Ne jemi 24 orë në shërbim të sëmurëve të shtruar pranë spitalit infektiv.”

Gjatë intervistës gati 20 minutëshe mjeku nuk harroi tu uronte shërim të shpejtë  të gjithë të sëmurëve, dhe një apel drejtuar shqiptarëve “Bëni kujdes, e na dhuroni kohë.  Pak kohë.”

Nuk harron as të përmendë disa nga kolegët e vet, Profesor Dhimitër Krajën, dhe mjekun Gëzim Xhepa.

Si ai dhe i gjithë stafi i Infektivit është i vendosur për të qëndruar aty 24 orë në shërbim të pacientëve dhe intervistën e mbyll me batutë:  Unë me Najadën (Doktoresh Najada Çobo) e kemi vendosur, do të infektohemi të fundit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular