BallinaAktualitet“Janë 30 shuplaka për BE-në”, Salvini falenderon Shqipërinë: Unioni na ka braktisur

“Janë 30 shuplaka për BE-në”, Salvini falenderon Shqipërinë: Unioni na ka braktisur

Ish zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini e lideri i Partisë Lidhja ka telefonuar sot kryeminsitrin shqiptar Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali.

“Faleminderit populit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë” ka thënë Matteo Salvini.

“Sapo të mbaroj emergjenca”, ka premtuar ish-ministri i Brendshëhm, do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij.”

Zyra e shtypit e liderit të Lidhjes ka deklaruar se raporti mes Matteo Salvinit e kryeministrit shqitpar Edi Rama është prej vitesh mjaft i mirë.

Edi Rama dhe më parë ka qënë përherë i disponueshëm për të ndihmuar Italinë në shpërndarjen e emigrantëve.

Shqipëria dërgoi një ditë më parë 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, të cilët do të nisin menjëherë punën në spitalet e Breshës e Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intesive.

Ata mbërritën paraditen e sotmr nga Roma në aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës.

Drejt Lombardisë ekipi shqiptar ka udhëtuar së bashku me ministrin italian të Çështjeve rajonale Francesco Boccia.

Në aeroportin e Veronës janë pritur nga Guvernatori i Lombradisë Atilio Fontana dhe zëvendësministri i brendshëm Vito Crimi.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular