Gjermania: 200 mijë testime në ditë, do imitojmë Korenë e Jugut

0

Gjermania po planifikon që të testojë 200 mijë persona në ditë për koronavirusin, me shpresën se do të imitojë suksesin e Koresë së Jugut, që e vendosi virusin nën kontroll brenda pak ditësh.

Qeveria e Angela Merkel thotë se do të testojë të gjitha rastet e dyshuara dhe të gjithë rrethin e njerëzve që kanë qenë në kontakt me pacientin e konfirmuar.

Edhe për momentin, Gjermania teston më shumë se çdo vend tjetër europian, me 500 mijë testime në javë.

Megjithatë modeli i suksesit mbetet Koreja e Jugut, që përdori një kontroll efektiv, jo vetëm me testime, por edhe me gjurmim përmes telefonit të të gjitha rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara.

Gjermania po ashtu ka një sistem shëndetësor shumë të mirë dhe ka nisur që tani të ndihmojë vende si Italia dhe Franca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.