BallinaAktualitetMeta kthen mbrapsht Ligjin anti KÇK. Tregon 7 shkeljet e rënda

Meta kthen mbrapsht Ligjin anti KÇK. Tregon 7 shkeljet e rënda

Ndërkohë sikur dukej se po hynte në një muaj të ri mjalti me Edi Ramën Presidenti Ilir Meta ktheu mbrapsht aktin normativ të qeverisë për operacionin Forca e Ligjit. Kreu i shtetit në arsyetim të gjatë ka renditur një sërë shkeljesh qe e bëjnë sipas tij jo kushtetuese ligjin aq shumë të propaganduar nga qeveria. Duke theksuar se ai nëpërkëmb të drejta fondamentale si ato të pronës, te levizjes se lirë, dhe prezumimit të pafajësisë, kreu i shtetit vëren se ky ligj bën edhe mbivendosje të pushteteve duke vënë ekzekutivin mbi organet e reja të reformës në drejtësi si SPAK dhe Gjykatës së posatshme. Presidenti përdor si argument  se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë “detyrim i përhershëm i qeverisë, ndërsa mekanizmat për gjurmimin dhe pengimin e përdorimit të burimeve të ardhura nga krimi, janë përcaktuar në legjislacionin në fuqi që duhet të zbatohet nga organet e ngarkuara me ligj”.

Shkeljet që rendit Presidenti:

  • Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;
  • Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
  • Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;
  • Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;
  • Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
  • Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  • Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular