BallinaKryesoreTriskat e para në Shqipëri

Triskat e para në Shqipëri

Nga Kastriot Dervishi

Pasi premtuan gjatë luftës së populli shqiptar do hante me “lugë floriri”, pasi nuk lanë shtëpi e firmë private pa vjedhur, në vitin 1946, komunistët futën sistemin e triskëtimit në vend. Modeli ishte nga Serbia. Regjimet diktatoriale nuk mund të kuptohen pa dështimet ekonomike. Me VKM-në nr.100, datë 22.8.1946, Këshilli i Ministrave urdhëroi vendosjen e sistemit të  triskëtimit në vend brenda datës 10.9.1946. Ministria e Ekonomisë ngarkohej të përgatiste aktet e nevojshme dhe sendet ushqimore që do të triskëtoheshin. Vendimin e ka nënshkruar zëvendëskryeministri Koçi Xoxe. Ngjitas me këtë, u përgatitën urdhëresa, rregullorja, qarkorja, kategorizimi i punëtorëve, modelit i regjistrit themeltar, modeli i llojeve të triskave.

Rregulloja mbi lëshimin e triskave, parashikonte llojet e tyre që ishin:

-Kategoria A, triska të zakonshme:

a-triska personale për bukë.

b-triska familjare për sende ushqimore.

-Kategoria B, triska të posaçme:

a-personale për buke, për punëtorët e punëve të rënda.

b-personale për gjëra ushqimore, për punëtorët e punëve të rënda.

c-personale për buke, për punëtorët e punëve të lehta.

ç-personale për gjëra ushqimore, për punëtorët e punëve të lehta.

Kategoria Ctriska suplementare:

a-personale për gjëra ushqimore për fëmijët 1.5 vjeç.

b-personale për gjëra ushqimore për fëmijët 1.5-7 vjeç.

c-personale për gjëra ushqimore për gratë shtatzëna.

Për marrjen e triskave duhej në certifikatë dhe për punëtorët edhe nga këshillat sindikale. Ato tërhiqeshin në zyrat e triskëtimit të komiteteve ekzekutive të nënprefekturave, por në qytetet e mëdha edhe në këshillat e lagjeve. Për të dalluar triskat sipas prefekturave, ato kishin nga një germë kapitale të veçantë. p.sh. Elbasani germën “E”, Tirana “F”, Berati “D”, Shkodra “H”, etj.

Sipas rregullores së lëshimit të triskave, racionet e bukës ishin 400 gramë për person në ditë, për popullin e thjeshtë. Për punëtorët e punëve të lehta ishin 600 gramë e për ato të punëve të rënda 800 gramë.

Lista e kategorizimit të triskave përcaktonte se te punët e rënda hynin kryesisht punëtorët e industrisë si motoristë, axhustatorë, saldatorë, duhanpunues, tipografë, bitumistë, kovaçë, hamej, etj. Te punët e lehta hynin ata që ishin kamerierë, bojaxhinj, teneqexhinj, karrocierë, etj. Te kategoria nëpunës me punë të rëndë hynin zyrtarë të lartë si anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, të Komisionit të Planit, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e kryetarët e degëve, ushtarakët, kryetarët e gjykatave e prokurorive, inxhinierët, doktorët, veterinerët, agronomët, etj (këtu përfshiheshin edhe zyrtarët e partisë që kishin poste shtetërore). Te kategoria nëpunës me punë të lehtë hynin kryesisht specialistët e zyrave. Për të shmangur abuzimet ministri i Ekonomisë nxori urdhëresën e penalitetit nr.14, datë 3.9.1946, mbështetur te dekret ligji nr.35, datë 6.4.1946. Për kundërvajtësit parashikohej një ndëshkim sipas ligjit nr.21, date 12.12.1944 kundër “sabotatorëve të pushtetit”. 55news.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular