BallinaKryesoreCovid 19/Gjermania 200 mije teste në ditë, Shqipëria 1526 në 20 ditë....

Covid 19/Gjermania 200 mije teste në ditë, Shqipëria 1526 në 20 ditë. Duhen teste, teste, teste…

Shkalla e përmasës së përhapjes së pandemisë nga Covid 19 në Shqipëri nuk duket reale bazuar në dy argumente vlerësues të situatës. Së pari; janë mjekët ose më saktë mbrëmë njëri prej tyre Petrit Vargu që në një interviste në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës mbrëmë tha se numri i të infektuarëve në vend është më i madh se sa deklarohet nga ministria e Shëndetësisë. Mjeku Vargu tha se duhen bërë teste masive pasi sipas tij nuk ka një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit dhe nësë do të ishte bërë do të ishte mirë. Mjeku Vargu tha se karantina do të vijojë dhe se sipas tij piku i epidemisë do të jetë në fillim maji.

Atëherë bazuar në deklarimet e profesionistëve të fushës së shëndetësisë të cilët thujase të gjithë flasin se ende nuk kemi ardhur në kulmin e përpahjes së virusit është tejet e nevojshme jo vetëm të mbyllen aktivitetet si fasonët dhe call center-ët por dhe të nis testimi masiv i popullësisë për të krijuar një një ide së në ca faze jemi dhe vepruar shpejt me të prekurit që ata të mos e përhapin më tej virusin është e nevojshme informacioni se sa pandemia e ka prekur SHqipërinë.

Veç testimet, sic dhe është rekomandim i kreut të OBSH, kur thotë testim, testim testi, do na krijionte një ide se sa i prekur është vendi ynë. Me propogandë nuk bëhet asgjë.

Mjeku shqiptar Andi Rroku, i cili punon në Berlin, tregoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 se si po përballohet në Gjermani koronavirusi e cila sipas tij planifikon të bëj 200 mijë testime në ditë, ndërsa Shqipëria ka bërë 1526 testime nga data 11 mars kur nisi të marr masa shtërnguese, deri më dje 30 mars 2020.

Atëherë pyetja që shtrohet është: A mund të jetë ky realiteti i vërtet për situatën e Koronaviruesit në Shqipëri? Gjykojeni vet…Startnews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular