BallinaAktualitetFOTO/Rreth 100 emigrantë shqiptarë bllokohen në Kakavijë

FOTO/Rreth 100 emigrantë shqiptarë bllokohen në Kakavijë

Rreth 100 emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar mbrëmjen e sotme në Kakavijë, për shkak të bllokimit të kufirit nga pala greke dhe ajo shqiptare në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Pas disa orësh pritjesh, pala greke i ka lejuar që të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë. Po kështu janë dashur negociata edhe me palën shqiptare për t’i lejuar të futen në territorin tonë. Kryesisht ata i presin në Kakavijë familjarët e tyre, pasi nuk ka transport publik. Sipas rregullit ata duhet të qëndrojnë të karantinuar për dy javë pasi vijnë nga vendet e ‘zonës së kuqe’, si dhe t’i nënshtrohen kontrollit nga punonjësit e shëndetit. Nga të dhënat e para mësohet se askush prej tyre s’kishte shenja të Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular