BallinaAktualitetFasonët letër Ramës: Nuk marrim kredi abuzive, ministrat e tu as nuk...

Fasonët letër Ramës: Nuk marrim kredi abuzive, ministrat e tu as nuk denjojnë të na përgjigjen

Në një letër me nota aspak diplomatike drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit të ngarkuar për krizën e COVID 19, Arben Ahmetaj, Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania” ka paralajmëruar se nuk do të paguajë asnjë nga 68 mijë punonjësit e 762 kompanive prodhuese në vend duke nisur nga dita e sotme.

Ata kanë parashtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë vështirësitë që po has ky sektor që nga mungesa e punonjësve për shkaqet e njohura, vështirësitë e likujdimeve nga kompanitë e tjera të cilat kanë shtyrë pahesat në kohë deri tek indiferenca e shtetit për t’ju rimbursuar TVSH-në dhe mosreagimi i asnjë prej ministrave tek të cilët janë drejtuar këto kompani.

Sipas letrës të cilën Faxweb.al disponon kjo shoqatë i shkruan kryeministrit Rama se”

“1.Ndodhemi në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave.

2. Ndodhemi në kushtet e pamundësisë edhe për të negociuar me bankat tregtare, ngadalësia e të cilave për të aktivizuar shtyrjen e kredive apo aplikimin për kreditë e mbështetura në garancinë sovrane, është e pafalshme. Ne nuk mund të aplikojmë për kredi, kur nuk njohim asnjë nga kushtet, kur këto nuk i njohin as bankat dhe për më tepër kur deklarohet se normat e interesit të kësaj kredia me garanci bankare fillojnë te pragu 3 për qind e lart. Kjo është e papranueshme dhe jologjike në kushtet në të cilat ndodhemi! Bankat janë biznese si ne, por bankat nuk mund të sigurojnë një normë të tillë fitimi në kushtet e tanishme. Ne kërkojmë ndryshimin e menjëhershëm të kësaj strategjie të bankave tregtare dhe një rol më të ashpër të Bankës së Shqipërisë.

3. Ndodhemi në kushtet e pamjaftueshmërisë së likuiditetit duke filluar nga ky moment dhe nuk mund të marrim përsipër pagimin e pagave të punonjësve tanë.“, thuhet në letrën e shoqatës “Proeksport Albania”.
Gjithashtu fasonët i kanë parashtruar kreut të ekzekutivit 5 kërkesat e tyre për të mos lejuar futjen në kolaps të një prej sektorëve më të rëndësishëm të prodhimit në vend:

*Të paguhen pagat e asistencës apo papunësisë për të gjithë punonjësit e tyre që aktualisht qëndrojnë në punë në ndërmarrje që kanë ndërprerë kontratat dhe nuk kanë punë, të paktën për një periudhë tre mujore;
* Blerjen e borxheve të partnerëve në Itali dhe gjetke të cilat janë vonuar ose nuk bëhen për këtë periudhë derisa në llogaritë e tyre bankare të mbërrijnë shumat e kontraktuara ligjerisht;

* Shtyrjen për një afat të caktuar të pagesesave e detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike;

* Pagesën e menjëhershme pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH.
*Shtyrjen në kohë dhe pagimin e detyrimeve lokale si tarifa dhe taksa vendore në një kohë të mëvonshme dhe me shtrirje kohore në pagimin e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular