BallinaAktualitetKoronavirusi/Ina Zhupa: Kur rëndësi ka cilësia e ajrit, Veliaj hap tender për...

Koronavirusi/Ina Zhupa: Kur rëndësi ka cilësia e ajrit, Veliaj hap tender për betonizimin e parkut të liqenit

Nga Ina Zhupa

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.

Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.

Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit.

Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi.

Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar !

Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.

Ina K. Zhupa

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial. Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit. Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi. Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar ! Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.

Posted by Ina K. Zhupa on Wednesday, 1 April 2020

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular