BallinaAktualitetItalia dekret të ri për masat kufizuese: Orar për shëtitjen e fëmijëve,...

Italia dekret të ri për masat kufizuese: Orar për shëtitjen e fëmijëve, mes makinave duhet të ketë hapësirë

Kryeministri italian ,Giuseppe Conte ka nënshkruar një dekret të ri për masat kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit që parashikojnë zgjatjen e tyre deri më 13 prill.

Italia në fakt është në një ‘’Lock- Down’’ por ky dekret parashikon disa lehtësime. Në dekret thuhet se do të ketë orar për shëtitjen e fëmijëve, mes makinave duhet të ketë hapësirë, shkollat, aktivitetet publike, jo publike, grumbullimet janë të ndaluara deri në këtë datë.

Po ashtu ndalohet hapja e berberanave apo qendrave estetike kurse do lejohen pikat e karburanteve dhe gazetave.

Po ashtu për restorantet, pub-et, lokalet, pastiçeritë ka vetëm një kusht për tu hapur. Ato duhet të punojnë me sistemin ‘’delivery’’ pra duhet të çojnë porositë nëpërmjet motoristëve duke respektuar rregullat e higjienës.

Ju do të hyni vetëm në fazën 2 kur ekspertët të thonë kështu dhe vetëm duke filluar nga disa sektorë”, tha kryeministri Giussepe Conte.

Conte tha se “Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota. Ai u shpreh gjithashtu se pas Pashkëve nis edhe faza e dytë e emergjencës shëndetësore, ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjeteses me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikpamja ekonomiko financiare.

Kryeministri italian duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Mes, Mekanizmi Europian i Stabilitetit, nuk është i përshtatshëm për të përballuar këtë tsunami me rëndësi epokale.

“Në këto kushte -tha Conte- Mes duhet të ndryshojë dhe të përshtatet dhe të na ofrojë mundësinë e krijimit të një strategjie europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular