BallinaAktualitetPresidenti Meta: Zgjidhje urgjente për shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë...

Presidenti Meta: Zgjidhje urgjente për shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë e Malin e Zi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë dhe Malin e Zi.

Presidenti Meta shprehet se situata e krijuar kërkon zgjidhje të shpejt nga ana autoriteteve.

Jam duke ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi. Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë. Autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme”,- deklaron Presidenti Meta.

Presidenti Meta shprehet se “në të mirë të të gjithëve, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë. U bëj thirrje të gjithëve që, duke forcuar bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë, të tregojmë mirëkuptim e bashkëpunim, por veçanërisht solidaritet dhe përgjegjshmëri të lartë për të kapërcyer me sa më pak kosto këtë sfidë të jashtëzakonshme”.

Qindra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare të Greqisë dhe Malit të Zi, si pasojë e krizës së koronavirusit. Qeveria shqiptare ka vendosur mbylljen e kufijve edhe për qytetarët e saj, për shkak të frenimit të epidemisë së koronavorusi.


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular