BallinaKronikeEdhe 2 në pranga, njëri vartësi i Drejtorit të Burgut “313”, sekuestrohet...

Edhe 2 në pranga, njëri vartësi i Drejtorit të Burgut “313”, sekuestrohet një sasi e madhe të hollash

Paraditen e sotme Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, arrestuan drejtorin e burgut 313, Eduart Struga, nën akuzën për veprën penale të korrupsionit.

Sipas ABC News Struga ka qenë nën hetim për disa muaj, ndërsa arrestimi është bërë nga krimi ekonomik.
Dyshohet se arrestimi i tij është bërë për shkak të një tenderi.
Ndërkaq, janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë.

ABC News ka mësuar se një prej të arrestuarve është vartës i Drejtorit të Burgut “313”, Eduart Struga, ndërsa personi tjetër është punonjës në një sektor privat.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, janë ushtruar kontrolle të shumta, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një shumë e konsiderueshme lekësh. Sipas burimeve dyshohet se janë para të marra në mënyrë korruptive.
Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular