BallinaAktualitetHoroskopi 4 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 4 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Falë Hënës në Luan, ju mund ta realizoni ëndrrën tuaj … Bukuria mund të jetë arma juaj e fshehtë në më shumë se një situatë, por do të jeni në gjendje ta përdorni atë me diskrecion dhe një sens matjeje. Në çdo rast dhe marrëdhëie ju do përfitoni shumë. Në dashuri ju do jeni të lumtur dhe të kënaqur. Fantazia dhe krijimtaria juaj do jetë në rritje.

Demi

Disa frikëra rrezikojnë të prishin ditët e sotme dhe të nesërme. Fshijini ato me një sfungjer dhe me një valë optimizmi! Do të kuptoni, gjatë rrugës, se gjithçka ishte krijuar nga mendja juaj, ndoshta pak e ekzagjeruar! Do ju shoqërojnë nota pozitive gjatë ditës edhe ata që janë në çift edhe ata që janë beqarë.

Binjakët

Fokusi zhvendoset te njerëzit e afërt: vëllezërit ose motrat etj.  Do vendosni që të mos flisni më për çështjet finaciare me familjen tuaj dhe çdo gje do qetësohet. DUhet të përqëndroheni më shumë në nevojat tuaja personale dhe trajtojeni veten me shkëlqim të madh.

Gaforrja

Qielli mbi ju është i favorshëm: Hëna në Fushën e dytë rrit mirësinë, virtytet dhe lëviz gurë pa shumë forcë. Çfarëdo që do dëshironi ju do të arrini qëllimin! Në fakt, ju do të jeni në gjendje të jepni më të mirën tuaj për atë që kërkon angazhim, përvojë dhe besueshmëri. Mbrëmja është magjepsëse, në intimitet me partnerin tuaj.

Luani

Do shfaqni një bukuri delikate që do të tërheqë simpatinë dhe interesin e njerëzve që takoni. Në fushën emocionale, marrëveshja me të dashurin tuaj do të jetë e shkëlqyeshme nga të gjitha pikëpamjet. Do të ketë takime intriguese për beqarët dhe për të gjithë ata që i duan të papriturat.

Virgjëresha

Mos harroni se mendimi ju krijon, prandaj jini optimistë dhe mendoni pozitivisht: yjet ju buzëqeshin dhe ju inkurajojnë të ndryshoni atë që nuk ju pëlqen! Largohuni nga njerëzit që nuk ju vlerësojnë ashtu si dëshironi, por mos e dramatizoni shumë. Projektet që keni në mend me siguri do të realizohen, por sot hiqeni prizën, do të mendoni më mirë të hënën.

Peshorja

Ikni nga rutina dhe nga të njëjtat veprime gjithmonë. Pranoni një ftesë qesharake nga miqtë, do zbuloni gjëra mjaft interesante. Nëse jeni beqarë sqaroni ndjenjat tuaja, nëse jeni në çift, krijoni një atmosferë emocionuese, Venera dhe Marsi ju mbështesin.

Akrepi

Sot do ndiheni pak melankolik, ju e keni kokën tuaj në retë dhe në zemrën tuaj keni ndjenja dhe dëshira paksa të kundërta. Për të shmangur shqetësimet me partnerin tuaj, është më mirë të flisni më pak dhe të mos bëni argumenta të mprehta. Do të ishte gjithashtu e përshtatshme që të flini disa orë më gjatë dhe të praktikoni rregullisht sportin tuaj të preferuar.

Shigjetari

Yjet e bëjnë ditën e sotme pak të veçantë. Marrëdhëniet me familjen janë shumë të mira, në fakt do të jeni më të disponueshëm dhe të kuptoni edhe nevojat e tyre. E meta e vetme është planeti Venus, në anën tjetër të qiellit: një vello pakënaqësie mund të mbështjellë marrëdhënien e çiftit dhe paratë të dalin shpejt dhe në sasi të madhe nga xhepat tuaj.

Bricjapi

A po vazhdon ringjallja e jetës suaj? Do t’i thuash lamtumirë disa shqetësimeve që në të kaluarën shpesh ju kanë bërë pak të guximshëm! Hëna, sot në Kampin e tetë, po sjell një erë të freskët të risive dhe emocioneve, të cilave vërtet nuk mund t’i rezistosh. Organizoni diçka të veçantë për ju dhe njerëzit e afërt. Dashuria mund të jetë befasuese, do ta vini re!

Ujori

Hijet dhe pavendosmëria e sjellë nga kundërshtimi hënor mund të jenë pengesë nëse duhet të bëni një hap të rëndësishëm. Nëse nuk përpiqeni të bëni asnjë hap, nuk i keni këto probleme dhe jeni të lumtur.  Në mbrëmje do ndiheni të lodhur, kështu që bëni mir të flini disa orë të mira.

Peshqit

Lërini shqetësimet më të rënda dhe shijoni këtë të shtunë duke iu përkushtuar vetes për të mos bërë asgjë, mos harroni momentet e relaksimit dhe kohës së lirë. Ngjyra për të medituar në këtë ditë duhet të jetë blu. Edhe veshja e rrobave me këtë ngjyrë mund të ndihmojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular