BallinaAktualitetFOTO+VIDEO/16 shqiptarë kalojnë natën mes borës dhe acarit të bllokuar në Kapshticë...

FOTO+VIDEO/16 shqiptarë kalojnë natën mes borës dhe acarit të bllokuar në Kapshticë prej rreth 24 orësh

Shqiptarët vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit.

Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë.

Mësohet se policia në godanën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk i lejon të futen në Shqipëri.

foto galeri

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Siç shihet në fotot që sjell në BW të 16 shqiptarët e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën.

Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush nuk iu është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar.

Nga ana e tij, drejtori i Kufirit të Kapshticës ka deklaruar se për sa kohë emigrantët nuk paraqiten me leje nga konsullata në vendin ku rrinë nuk do të lejohen të kalojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular