BallinaAktualitet"Rama i kapur në flagrancë duke gënjyer”, Bardhi publikon videon: Ekonomia nuk...

“Rama i kapur në flagrancë duke gënjyer”, Bardhi publikon videon: Ekonomia nuk mbahet në këmbë me mashtrime

Përmes një postimi në facebook, ku shfaqet një prej deklaratave të kryeministrit Edi Rama, bërë më 17 mars, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se kreu I qeverisë është kapur në flagrancë duke gënjyer.

Bardhi thekson se i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët, sa I takon deklaratës se “nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

Postimi i plotë:

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular