BallinaAktualitetRama kërcënon: Burg kush do të dalë jashtë nga e hëna

Rama kërcënon: Burg kush do të dalë jashtë nga e hëna

Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto nga dyndja e krijuar në tregje nga fashat e tij orare dhe kërcënoi se nga e hëna do ketë edhe arrestime dhe burg për shkelësit.

POSTIMI I RAMES

-NËSE KY ËSHTË NIVELI I KUPTIMIT TË DETYRËS QYTETARE NË FRONTIN E KËSAJ LUFTE PËR JETË A VDEKJE DHE MEQË MESA DUKET ECURINË POZITIVE TË LUFTËS DERI TANI, SHUMËKUSH PO E KUPTON GABIMISHT SI ARSYE PËR T’U LËSHUAR ME IDENË SE S’NA GJEN GJË, ATËHERË PËRGJIGJA E SHTETIT DO TË JETË RECIPROKE PËR KËDO QË NUK DO TË HYJË NË RRESHT PËR TË MBAJTUR RADHË!

-USHTRIA DHE POLICITË BASHKIAKE BASHKIAKE DO TË KRIJOJNË URGJENTISHT KORDONËT SANITARË TË TREGJEVE. POLICIA E SHTETIT DO TË GODASË SHKELËSIT ME MASA TË REJA NDËSHKIMORE!

-MASAT E REJA NDËSHKIMORE DO TË JENË LIGJ DITËN E HËNË DHE PËR KOKËSHKRETËT DO TË SHKOHET DERI NË HEQJE LIRIE!

*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular