BallinaOP EDS'E DI RAMA - E DI RAMA. Kryeministër me Apostrof/Nga Albert Avduli

S’E DI RAMA – E DI RAMA. Kryeministër me Apostrof/Nga Albert Avduli

Nga Albert Avduli

Kryeministër me Apostrof .

S’E DI RAMA – E DI RAMA !
Antonimi. . . Tej semantikës leksikore.
S’e di Rama, sa shumë familje janë për bukën e gojës.
S’e di Rama, sa fëmijë vihen në gjumë pa një gotë qumësht.
S’e di Rama, sa pensionistë nuk i blejnë dot ilaçet.
S’e di Rama, sa familje e kaluan dimrin në çadra.
S’e di Rama, sa shqiptarë kanë mbetur nëpër pika doganore e qytete evropiane.
S’e di, Rama sa familje me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, janë kthyer prapë në ato mure të çara.
S’e di Rama, se pagat nuk janë rritur asnjë qindarkë në vitet e qeverisjes së tij.
S’e di Rama, sa shqiptar kanë braktisur vendin nga viti 2013 deri në vitin 2019.
S’e di Rama, se gjykatat kanë tre vite të parealizuara.
S’e di Rama, se aeroportet e shënuara të Kukësit, Vlorës dhe Finiqit nuk kanë kulla komandimi ndaj nuk kryhen fluturime. Apo nuk kanë as pista dhe terminale ?
S’e di Rama, se në 7 vite nuk ka asnjë vepër kombëtare në infrastrukturë.
S’e di, Rama, sa fshatarë nuk po shesin dot produktet e blegtorisë së tyre.
S’e di Rama, sa shumë varfëri ka shtuar në këto vite të pushtetit të tij.
S’e di Rama, . . . sa dhimbje është akumuluar.
Ai di. . .
E di Rama, kur do legalizojë kanabis.
E di Rama, që për vitin 2020, numri azil kërkuesve shqiptar është zero. (I vetmi sukses).
E di Rama, sa miliona firmos çdo muaj për konçesione.
E di Rama, sa miliona jepen çdo muaj për PPP – të.
E di Rama, sa miliona shpërdorohen çdo vit nga administrata për luks e arredim zyrash.
E di Rama, sa miliona abuzohen në investime publike.

Ja kaq është e tëra:
S’E DI RAMA – E DI RAMA

Nuk shikon asnjë problem në vendin që drejton.
Ama, di ku drejton çdo milion dhe si përfundon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular