BallinaSportKlubet e Premier Leagues mund të humbasin mbi një miliardë euro për...

Klubet e Premier Leagues mund të humbasin mbi një miliardë euro për shkak të koronavirusit

Lojtarëve të Premier Leagues u është thënë të shtunën se klubet e tyre rrezikojnë të humbasin 1,29 miliardë euro (1,137 miliardë funte) për shkak të pezullimit të kampionatit pas përhapjes së koronavirusit.

Klubet e elitës angleze do të kenë të hyra dukshëm më të vogla nga transmetimi televiziv dhe nga sponsorizimet, ka shkruar The Telegraph.

Lojtarëve u është prezantuar kjo shifër në përpjekje për t’i bindur ata që të heqin dorë nga 30 për qind e pagës, për të ndihmuar klubet që të funksionojnë.

Një prezantim për lojtarë është bërë përmes një videkonference, ndërsa Premier League ka treguar në detaje humbjet e mundshme.

Lojtarëve u është thënë, ndër të tjera, se 200 milionë funte (227 milionë euro) humben nga të ardhurat në ditët e ndeshjeve e 175 milionë funte (198 milionë euro) nga marrëveshjet e sponsorizimit, që duhet të rikthehen.

Klube të Premier Leagues, duke përfshirë Livepoolin, tashmë kanë dërguar në pushim të përkohshëm një pjesë të punëtorëve. 80 për qind të të hyrave të tyre tani do të mbulohen nga qeveria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular