BallinaKryesoreLiria ime dhe një nënë e vetëflijuar!

Liria ime dhe një nënë e vetëflijuar!

Nga Gentiana Maçi

Liria ime dhe një nënë e vetëflijuar!

Ajo nëna e re nga Berati, që jetën sot ja dorëzoi pamundësisë.

Apeli im brishtë, në mungesë të një revolte të madhe…

Liria nuk kushton një kafshatë bukë!

Në ditët që jetën po e bajmë në një hapësirë me ndërthyerje kufijsh, dikush me pak metra e dikush me më shumë, kupton realisht se liria si koncept është kusht i domosdoshëm (për sine qua non) t’u ndjerë gjallë. Ka dhe nga ata, të cilët kanë “pafundësi” metrash e shtëpia e tyre është qielli dhe toka. Pa ironi, mendoj se këta janë të privilegjuarit e kohës së vështirë. Të paktën, hedhin më tepër hapa nga ne.

Mos të harrojmë, janë edhe të tjerë nëpër çadra. E kur qielli zemërohet e lëshon shi dhe erë, atyre ju qëndron thjesht një plasmas dhe strukja gjokseve të njëri- tjetrit.

Secili nga ne, sot dyshon në vetvete për psikopatinë pa qeder aty brenda mureve. Nuk nënkuptoj çmendurinë jo, por efektet iluzive a reale të izolimit. Ata, atje nën qiell mendojnë veç për kafshatën e bukës.

Kjo është dhimbja ime.

Këtë po mendoja teksa shtija çajin në filxhan.

Dhimbje njerëzore, jo deklaratë klishe.

Askush nuk ka shkuar me qese e fotografë… Askush nuk i ka vizituar për shëndetin, teksa tamburet qeveritare lëshojnë tanket e ushtrisë për të goditur në gjoks… virusin.

Kjo paradë rambosh e kamerash, si një kujtesë…

Për të shterr’ shpresën, për t’na thënë pareshtur që liria jonë qëndron lëkundshëm.

Jetojmë në dy botë paralele, të frikshme realisht e në disa botë të tjera, mahnitëse dhe tmerruese virtuale.

Sëmundja dhe varfëria janë dy rrugët paralele që dhashtë Zoti mos u puqshin kurrë në asnjë pikë.

A duhet të ishim sot pak më të mirë sesa jemi? Po ! A mund të ishim sot pak më të qetë sesa jemi? Po!

A mund të ishin ata nën plasmase apo mure gjysëm tullash me më tepër shpresë sesa janë? Po!

Sot të gjithë mund të ishim diçka më human sesa faktikisht jemi! Të gjithë do mund të kishim më shumë forcë e shpresë për të pritur të nesërmen pa ngashërime, sigurisht pa utopi.

Sot, aq më tepër në shtetin e ashtu quajtur social-ist, çdo gjë duhej të ishte ndryshe.

Sot ja kuptojmë jetën zogut në kafaz, kafshëve argëtuese të kopshtit zoologjik (te kjo e fundit që dua të shkoj, si fëmijë, dua). Njeriu, kjo qënie e çuditshme, plot komplekse, e turbullt.

Shpendi që fluturon dhe poshtë mizantropi njeri, i cili kërkon ta vrasë për t’u gajasur a për ta shqyer në pjatë floriri!?

Arsyetimi i krismës? Gjahtari ka hobi shënjestrat.

Ja ku ndihemi vetë të shënjestruar e të pazotë për kundërveprim.

Po, po! Njëjtë si neve, që njeriu që kemi mbi krye, më shumë na kanos sesa na ndihmon të mundim të keqen e padukshme, por të pranuar.

Ditët na peshojnë sa gjithë jeta.

Jeta më pak sesa liria.

Sot vendosi të lëri botën një nënë pa kafshatë, dhe fëmijët do jenë veç me sytë nga liria e qiellit.

Me sytë nga hyji …

A mjafton për rritjen dhe edukimin e tyre?

Ndaj dhimbem deri në kockë…

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular