BallinaSportYlli i dikurshëm i Zvicrës tani ruan kufirin e këtij vendi

Ylli i dikurshëm i Zvicrës tani ruan kufirin e këtij vendi

Alberto Regazzoni ka fituar Kupën e Zvicrës me Sionin, ndërsa tri herë ishte nënkampion me Young Boysin. Ai ishte i pëlqyer i tifozëve, por tashmë fanellën e futbollit e ka zëvendësuar me uniformë të rojës kufitare.

Regazzoni 36-vjeçar më nuk po luan futboll. Ish-futbollisti i Zvicrës tani punon si roje kufitare. Ai është punësuar në Administratën Federale të Doganave verën e kaluar, ka shkruar Blick.

“Kam pasur karrierë të madhe në futboll dhe po ashtu ia kam dalë të luajë për Zvicrën. Por në një pikë futbolli përfundon. Tani kam vend të ri të punës, që po ashtu më pëlqen dhe më bënë krenarë”, ka thënë Regazzoni për Blick.

Që nga 13 marsi, për shkak të koronavirusit, hyrja nga Italia për në Zvicër lejohet vetëm për banorët e Zvicrës si dhe për njerëzit që duhet të qëndrojnë në Zvicër për arsye profesionale.

“Ne e kontrollojmë secilën veturë. Kjo është puna jonë”, thotë Reggazoni.

16 kalime të vogla kufitare nga Zvicra për në Itali janë mbyllur për shkak të pandemisë. Edhe rojet e kufirit duhet të kujdesen për të mos u infektuar me koronavirus.

“Ne vazhdimisht i lajmë dhe i dezinfektojmë duart. Po ashtu mundohemi të mbajmë distancën, ndonëse kjo nuk është e lehtë në kufi”.

Regazzoni ka luajtur në krah dhe është shquar për driblimin. Tifozët e kanë dashur në të gjitha klubet.

Image
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular