BallinaAktualitetLezha në terr prej 48 orësh, qindra familje pa energji elektrike

Lezha në terr prej 48 orësh, qindra familje pa energji elektrike

Në këtë situatë të vështirë për shkak të masave të rrepta kundër COVID-19 që po kalon vendi, banorët e bashkisë së Lezhës duhet të përballen dhe me mungesën e dritave. Dhjetëra fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike prej disa oresh, ndërsa në fshatrat e Zadrimës, prej më shumë se 48 orësh janë pa energji elektrike qindra familje.

Në temperatura të ulëta të këtyre ditëve, kujtojmë se vetëm tre ditë më parë në Lezhë pati edhe reshje bore, qindra familje me fëmijë të vegjël, me pensionistë e të sëmurë po përballen me këtë situatë, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të kthehet energjia. Banorë të shumtë kanë njoftuar “BalkanWeb” për situatën duke bërë apel për një zgjidhje.

Pa drita mbeten dhe zona të Njësisë Administrative Shëngjin, Ungrej, Kallmet, Zejmen, Shënkoll etj. Jo zyrtarisht deklarohet se mungesa e energjisë ka ardhur për shkak të dëmtimit të linjave nga stuhia me erëra të forta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular