BallinaOP EDNgritja e flamuri i Vorio-Epirit në Himarë/Reagon PLL: Shteti të ruaj integritetin...

Ngritja e flamuri i Vorio-Epirit në Himarë/Reagon PLL: Shteti të ruaj integritetin dhe dinjitetin kombetar

Nga Shpetim Axhami
Kreu i PLL

Shteti të ruaj integritetin dhe dinjitetin kombetar.

Per PLL eshte e papranueshme dhe provokative ngjarja e fundit, ndodhur në Himarë, ku brenda teritorit etnik të Shqipërisë, ngrihet flamuri i Vorio-Epirit nga ekstemistë grek.

Nderkohe kur shqiptaret gjenden te izoluar ne kufi dhe te veteizoluar ne shtepi për shkak të pandemisë globale, në Himarë këto qarqe provokojnë pa asnjë të drejtë dhe nga shteti ynë nuk shihet asnje reagim zyrtarë.

Eshtë detyra kryesore e shtetit tonē të veprojë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar.

Vete momenti provikativ, kur kemi nje pandanemi globale, flet qarte per hipokrizinë e perdorur nga qarqet greke historikisht; se ne kohe lufte ne mund perfitojme njē TE PADREJTE.

Ngjarje të tilla tashmë janë të përsëritur dhe të dënueshme ligjërisht.

PLL kerkon që të jemi te kujdesshem edhe ndaj kushteve të reja të kerkuara nga Greqia për hapjen e negociatave, ato mē teper jane imponime, perderisa nuk zgjidhet çeshtja Çame dhe nderkohe kur jemi në shekullin e XXI dhe bota duhet të shikoj dhe flase ndryshe.

Edhe njēhere i bejmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtarë.🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular