BallinaAktualitetRama flet për 60 emigrantët e bllokuar në Kapshticë: Nuk kanë asnjë...

Rama flet për 60 emigrantët e bllokuar në Kapshticë: Nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme…

Kryeministri Edi Rama bën me dije se probleme me emigrantët në kufij ka vetëm në Kakavijë në kufi me Greqinë duke thënë se aty janë 19 makina.

Më tej Rama shprehet se ata që presin në Kapshticë të hyjnë në Shqipëri janë rezidentë në Greqi dhe nuk kanë asnjë urgjencë për të hyrë në Shqipëri përveç se të takojnë familjet e tyre.

”Bilanci që edhe javën pas kësaj dhe me një optimizëm inkuajues duhet parë që ecuria është pozitive, falë jush. Falë 99 e më shumë që po bëjnë më të mirë.
0.5,0.5,0.3% e të pabndurve apo të papërgjegjshmëve që nuk duan të mirëkuptojnë. Vërtet janë shumë pak por mbeten sidoqoftë mbeten minë me sahat që duhet ta adresojmë me patjetër. Ndërkohë që ka shumë halle dhe probleme speicifike, çështje që shumë njerëz përballen. Më besoni që po merremi me të gjitha. Së pari më lejoni të prek një çështje që keni bërë shumë pyetje.
çështjen e kufijve, kuturisen të vijnë. Duke shprehur dhe keqardhje edhe për disa media që transmetojnë live pamje që kanë qenë të 2 apo 3 ditëve .

Në kufirin e Kakavijës nuk ka asnjë problem ndërkohë në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Sigurisht që në një kohë tjetër kjo do ishte absurde por në këtë kohë është e vetmja rrugë që ne kemi që të dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi. Dhe nga ana tjetër kush bën patriotin, vajtimtarin për shkeljet e tëdrejtave të njeriut. Përmes pengesës që i krijohet njerëzve që u ndalohet hyrja në atdhe synon të nxisë katastrofën. Nuk është sekret është fakt i njohur botërisht. Sali Berisha ka vetëm një synim si dhe si të rishkatërrojë Shqipërinë për llogaritë e tij. E solla këtu këtë emër shumë të papëlqyeshëm për shqiptarët si zanafillën e një procesi politik të nxitjes së rrëmujës.”- tha Rama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular